Mbi Marrëveshjet e të Drejtës së Autorit në Film dhe Letërsi
2022-11-28
Në datat 23-24 nëntor 2022, ArtNexus dhe Destil Creative Hub organizuan në Tiranë një seminar me në fokus çështjet e të drejtave të autorit në film dhe letërsi. Punëtoria dy-ditore u ndoq nga mbi 38 të pranishëm dhe 10 pjesëmarrës online. Ambasadorja Elsa Håstad mori pjesë dhe diskutoi rëndësinë e të drejtës së autorit me pjesëmarrësit. Axhenda përfshiu analizimin e ligjeve dhe kornizave kombëtare, duke u fokusuar në direktivat e BE-së në të drejtën administrative dhe zbatimin e saj. Eksperti kryesor në menaxhimin kolektiv dhe të drejtën e autorit, Mats Lindberg, ishte koordinatori i seminarit, ku morën pjesë shtatë folës me përvoja të ndryshme në këtë temë.
Folësit reflektuan dhe përfituan nga mësimet e nxjerra nga MB dhe BE. Seminari u bazua në anketat e kryera më parë me aktorët e kulturës në Shqipëri, duke treguar nevojën për përpjekje të mëtejshme për ndërtimin e kapaciteteve në ligjin e pronësisë intelektuale dhe takime me përfaqësues të qeverisë.