HARTA 4 - A është letërsia formë e artit pamor apo dëgjimor?

HARTA 4 - A është letërsia formë e artit pamor apo dëgjimor?

Nga: Kristoffer Leandoer

2024-05-08

Burimi i parë, është Sigmund Freud-i, në një punim të vitit 1908, të titulluar “Shkrimtarët krijues dhe ëndërrimi syhapur”: “Tërë letërsia është një formë e përmbushjes së dëshirave”. Burimi i dytë, është Hannibal Lecter-i, një sociopat dhe gjeni kriminal i trilluar, nga filmi i Jonathan Demme-it, The Silence of the Lambs: “Ne lakmojmë atë që shohim”. Pra, ne lexojmë dhe shkruajmë atë që dëshirojmë - dhe dëshirojmë atë që shohim.

Atë që shohim - pasi letërsia është e lidhur së pari me shikimin. Shpesh, marrim për të mirëqenë se letërsia është diçka që ndodh në faqen e shtypur, diçka që shfrytëzon hapësirën e mundësuar nga faqja: nënkuptohet se të lexuarit është diçka që e bëjmë me sy.

Ndaj dhe shikimi konsiderohet me e besueshmja ndër shqisat tona, ai që mban vlerën dëshmuese më të madhe në sallën e gjyqit - diçka e parë konsiderohet më e besueshme se diçka e dëgjuar - sepse lexojmë me sy, dhe për ne kanë më rëndësi fjalët sesa bota që

ato përshkruajnë.

HARTA 4_KRISTOFFER LEANDOER

Artikuj

Eksploroni njohuri dhe analiza magjepsëse dhe zbuloni historitë dhe këndvështrimet e krijuesve që formojnë peizazhin kulturor të Shqipërisë.

HARTA 5 - Institucionet artistike në Shqipëri: Tri perspektiva Thu Jan 01 1970

HARTA 5 - Institucionet artistike në Shqipëri: Tri perspektiva

Lexo më shumë
HARTA 4 - A është letërsia formë e artit pamor apo dëgjimor? Wed May 08 2024

HARTA 4 - A është letërsia formë e artit pamor apo dëgjimor?

Lexo më shumë
Tryezë diskutimi mbi Mekanizmat e mbështetjes dhe Burimet financiare për Artit Pamor në Shqipëri Fri Mar 29 2024

Tryezë diskutimi mbi Mekanizmat e mbështetjes dhe Burimet financiare për Artit Pamor në Shqipëri

Lexo më shumë