Shfaqja e parë zyrtare me audiopërshkrim në Shqipëri

Shfaqja e parë zyrtare me audiopërshkrim në Shqipëri

2024-01-30

Projekti “ArtNexus” me implementim të UNAA-s (United Nations Association Albania), në kuadër të krijimit të një mjedisi ku respekti dhe kremtimi i diversitetit, ndërthuren në strukturën e skenës artistike, zhvilloi më datë 22 dhjetor 2023 një ndër aktivitetet më të përveçme të programit.

ARCA bild 1

Në bashkëpunim me Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit, individë me shikim të kufizuar ishin të ftuarit e veçantë në premierën e baletit emblematik “Arrëthyesi” të Tchaikovsky-t. Përpara shfaqjes u zhvillua një tour, i cili i familjarizoi edhe një herë ndjekësit me historinë e mirënjohur të “Arrëthyesit”, si dhe me veçantitë e produksionit, duke nisur nga kostumet. Shfaqja u çel me një fjalim të Kristi Çinës, presidenti i United Nations Association Albania, i cili theksoi rëndësinë e ndërmarrjes së strategjive që mundësojnë promovimin e nismave gjithëpërfshirëse, sidomos në fushën e artit.

ARCA bild 1

Kjo premierë shërbeu si një shembull i këtyre strategjive në sajë të përshkrimit zanor live, i realizuar nga folësi Genti Mumajesi. Folësi është specializuar në interpretimin vizual të shfaqjes, i cili solli në jetë përformancën për të gjithë individët me shikim të dëmtuar, në sajë të përshkrimit zanor të balerinëve dhe akteve. Premiera shënon edhe herën e parë në spektaklin shqiptar, që një balet sillet në audiopërshkrim.

giulia dajci photo68

Përmes një ftese të hapur, mundën të bashkohen pjesëtarë të komunitetit me shikim të dëmtuar si dhe pjesëtarë të Shoqatës së të Verbërve të Shqipërisë. Ishin rreth 60 individë me shikim të dëmtuar, të cilët në sajë të ndihmës së stafit të UNAA-s dhe të TKOB-it, u pritën me ngrohtësi dhe me gjithë logjistikën përkatëse për perceptimin e shfaqjes me efikasitet.

giulia dajci photo81

Në vazhdën e aktiviteteve të projektit, premiera dallohet si suksesi i Masterklasës mbi audiopërshkrimin, të zhvilluar paraprakisht në tetor 2023 me ekspertë të fushës. Qëllimi i masterklasës dhe i aktualizimit të saj në një shfaqje me audiopërshkrim, është që kjo praktikë të çelë siparin e formave alternative dhe gjithëpërfshirëse të komunikimit të artit, sidomos për grupet vulnerabël të shoqërisë, të cilët për arsye të ndryshme nuk e kanë të plotë qasjen ndaj prodhimeve kulturore dhe artistike.

Viti 2024 do të shohë premiera të tjera me audiopëshkrim, të parashikuara nga memorandum i bashkëpunimit mes UNAA dhe TKOB.

giulia dajci photo38-min

Artikuj

Eksploroni njohuri dhe analiza magjepsëse dhe zbuloni historitë dhe këndvështrimet e krijuesve që formojnë peizazhin kulturor të Shqipërisë.

HARTA 5 - Institucionet artistike në Shqipëri: Tri perspektiva Thu Jan 01 1970

HARTA 5 - Institucionet artistike në Shqipëri: Tri perspektiva

Lexo më shumë
HARTA 4 - A është letërsia formë e artit pamor apo dëgjimor? Wed May 08 2024

HARTA 4 - A është letërsia formë e artit pamor apo dëgjimor?

Lexo më shumë
Tryezë diskutimi mbi Mekanizmat e mbështetjes dhe Burimet financiare për Artit Pamor në Shqipëri Fri Mar 29 2024

Tryezë diskutimi mbi Mekanizmat e mbështetjes dhe Burimet financiare për Artit Pamor në Shqipëri

Lexo më shumë