Ndërtimi i një skene

Ndërtimi i një skene

Nga: Elian Stefan

2024-02-05

Fryma shqiptare bart një element të fortë vetëmjaftueshmërie, çka pasqyrohet në identitetin e saj përgjatë dekadash. Në praktikën kulturore të Shqipërisë, nuk është aspak e rrallë të hasen zgjidhje të llojit ‘bëje vetë’ apo marifete të tjera, të cilat përshkojnë çdo aspekt të jetës - zgjedhje kjo e lindur shpesh nga nevoja apo në mungesë alternativash. Qoftë duke transformuar motoçikleta të lira në mjete transporti urban - duke u shtuar karroceri të sajuara mbi rrota biçikletash - apo duke shndërruar në kanavaca artistësh bashkëkohorë fasada blloqesh banimi komuniste dhe ndërtime të tjera informale, këto strategji përdorin një shtresë krijimtarie për të zëvendësuar mungesën e burimeve teknologjike apo aftësive teknike vendase.

Si rrjedhojë e paqëndrueshmërisë së tranzicionit, si dhe dinamikave të luhatshme të skenës politike shqiptare qysh prej rrëzimit të regjimit komunist, ka qenë i pamundur garantimi i një vizioni kulturor me financim sistematik. Ka munguar një platformë me jetëgjatësinë e nevojshme për të krijuar një strukturë të qëndrueshme për profesionistët e kulturës. Kësisoj, kultura bashkëkohore mbeti në përpjekje të vazhdueshme dhe e lënë pas dore nga vendimmarrja, duke mbijetuar më së shumti falë pasionit personal të një dore aktorësh kulturorë të pavarur. Hapësirat që lulëzuan nga ky mjedis, mund të klasifikohen pa dyshim si eksperimentale dhe shumëdrejtimëshe. Ky ekosistem artistik mbijetoi përmes vetorganizimit dhe investimit personal në të – përmendim këtu artistë që drejtonin hapësirat e tyre në dyqane të marra me qira, apo ‘sipërmarrësit kulturorë’ që shndërronin depot e braktisura në hapësira kulturore të pavarura. Megjithëse hera-herës e palatuar dhe jo përherë koherente, skena e pavarur artistike shqiptare provoi t’i kishte kapacitetet për të mbështetur artistët bashkëkohorë, shumë prej të cilëve do të kërkonin në vazhdim mundësi dhe do të korrnin suksese jashtë kufijve të Shqipërisë, duke i sanksionuar kështu artistët (e jo artin), si një ndër eksportet më të suksesshme të vendit.

Lexoni studimin e plotë këtu.

HARTA 3_ELIAN STEFA (2)_compressed

Artikuj

Eksploroni njohuri dhe analiza magjepsëse dhe zbuloni historitë dhe këndvështrimet e krijuesve që formojnë peizazhin kulturor të Shqipërisë.

HARTA 5 - Institucionet artistike në Shqipëri: Tri perspektiva Thu Jan 01 1970

HARTA 5 - Institucionet artistike në Shqipëri: Tri perspektiva

Lexo më shumë
HARTA 4 - A është letërsia formë e artit pamor apo dëgjimor? Wed May 08 2024

HARTA 4 - A është letërsia formë e artit pamor apo dëgjimor?

Lexo më shumë
Tryezë diskutimi mbi Mekanizmat e mbështetjes dhe Burimet financiare për Artit Pamor në Shqipëri Fri Mar 29 2024

Tryezë diskutimi mbi Mekanizmat e mbështetjes dhe Burimet financiare për Artit Pamor në Shqipëri

Lexo më shumë