Kapërcimi i pengesave kulturore: UNAA në bashkëpunim me Teatrin Kombëtar të Operas, Baletit dhe Ansambli Popullor, përfshijnë përshkrimin zanor në programet artistike

Kapërcimi i pengesave kulturore: UNAA në bashkëpunim me Teatrin Kombëtar të Operas, Baletit dhe Ansambli Popullor, përfshijnë përshkrimin zanor në programet artistike

Ne emër të përfshirjes kulturore, United Nations Association Albania (UNAA), përmes projektit ArtNexus, ka krijuar një partneritet të rëndësishëm me Teatrin Kombëtar të Operas, Baletit dhe Ansambli Popullor, për të kremtuar universalitetin e arteve. Përpjekja e tyre bashkëpunuese synon ta bëjë rezonancën emocionale dhe madhështinë e operës dhe baletit të qasshme dhe për audiencat me shikim të dëmtuar.

Më 2 nëntor u nënshkrua një memorandum kyç bashkëpunimi mes këtyre dy subjekteve, duke shënuar një moment historik në artin shqiptar. Marrëveshja është një premtim për gjithëpërfshirjen dhe fillon me një seri shfaqjesh të programuara me përshkrime zanor. Kjo nismë mundesohet nga masterklasat e mëparshme informative, të mbajtura nga UNAA X ArtNexus dhe përfaqëson një lëvizje për të riformuar përvojën kulturore në Shqipëri.

I planifikuar për në 26 dhjetor, 'Arrëthyesi' është baleti i parë që do të shfaqet në këtë format gjithëpërfshirës. Kjo shfaqje do të vendosë një precedent të ri në skenën e artit shqiptar, duke nënkuptuar një hap më tej drejt një të ardhmeje ku arti kapërcen të gjitha kufizimet, duke mirëpritur të gjithë individët të zhyten në botën e tij magjepsëse.

Për herë të parë në Shqipëri, audiencat me shikim të dëmtuar do të kenë mundësinë të përjetojnë performanca artistike përmes kësaj tenike. Nënshkrimi i memorandumit të bashkëpunimit, nën kujdesin e ArtNexus, e ka pozicionuar TKOBAP si një institucion pionier, me pesë shfaqje të plota të planifikuara për përshkrim zanor. Abigeila Voshtina, Drejtoresha e Përgjithshme e TKOBAP, ka pohuar se stafi është nën trajnim nga UNAA, me synim zgjerimin e mëtejshëm të repertorit të performancave me përshkrime zanore, duke theksuar përkushtimin për një qasje gjithëpërfshirëse.

Ky nënshkrim pasoi një masterklasë mbi përshkrimin zanor, të udhëhequr nga eksperti Peter Lilliecrona. E mbajtur më 3 dhe 4 tetor, kjo masterklasë shënoi një hap vendimtar në përgatitjen e profesionistëve të sektorit të kulturës shqiptare dhe stafit të TKOBAP, si dhe shumë profesionistëve të tjerë nga organet e medias, duke nënvizuar më tej angazhimin e UNAA-s për të nxitur një mjedis gjithëpërfshirës dhe të larmishëm.

Me "Arrëthyesin" si pikënisje, ndjekur nga katër shfaqje të tjera, kjo nismë është një hap i lëvdueshëm drejt përfshirjes shoqërore. Ajo mishëron frymën e unitetit dhe aksesueshmërise, siguron që fuqia transformuese e arteve të mund të përjetohet nga të gjithë, duke thyer kufizimet dhe duke kremtuar shpirtin e pakufishëm të kulturës.

The Urgent Artist Toolkit - nga punëtoria në atelier Mon Oct 30 2023

The Urgent Artist Toolkit - nga punëtoria në atelier

Lexo më shumë
Mbi Marrëveshjet e të Drejtës së Autorit në Film dhe Letërsi Mon Nov 28 2022

Mbi Marrëveshjet e të Drejtës së Autorit në Film dhe Letërsi

Lexo më shumë
HARTA 4 - A është letërsia formë e artit pamor apo dëgjimor? Wed May 08 2024

HARTA 4 - A është letërsia formë e artit pamor apo dëgjimor?

Lexo më shumë