Trekëndor
Trekendor është një qendër Arti dhe Krijimtarie e krijuar për fëmijët dhe veçantinë që ka secili prej tyre. Qëllimi i tij është të inkurajojë fëmijët të shprehin lirshëm imagjinatën, krijimtarinë dhe individualitetin e tyre përmes artit bashkëkohor. Programi ynë përbëhet nga lëndë që propozojnë dhe eksplorojnë modele dhe metodologji të reja mësimore në art. Ne promovojmë lojën si një aktivitet thelbësor për zhvillimin e shëndetshëm të fëmijëve, nga fëmijëria deri në adoleshencë.
