The Mobile School of Visual Art
Shkolla Lëvizëse e Arteve Pamore është një projekt i nisur në vitin 2022 nga artisti dhe pedagogu Stefano Romano (Ita/Alb). Ky projekt artistik bazohet në idenë e artit si prodhim i njohurive dhe pjesëmarrje aktive. Shkolla është e lëvizshme, nuk ka vendndodhje fikse, është në fakt artisti (pra, dhe shkolla) që lëviz në varësi të vendndodhjes së pjesëmarrësve ose institucionit që kërkon kursin. Gjithashtu, bazohet në një strukturë kohore fleksibël, e cila ndryshon sipas nevojave të pjesëmarrësve të kursit.