Parking
Galeria e Arteve Parking, e njohur thjesht si Parking, është një hapësirë artistike që u shërben artistëve të pakicave kombëtare, jo vetëm duke u ofruar atyre mundësinë për të ekspozuar veprat e tyre, por në të njëjtën kohë për të gjeneruar diskutime që synojnë hapjen dhe promovimin e dialogut ndërkulturor.
Qëllimi i Parkingut është të plotësojë një boshllëk në lidhje me skenën artistike dhe kulturore të pakicave kombëtare në Republikën e Shqipërisë, duke ofruar një hapësirë alternative për të gjithë artistët që i përkasin pakicave kombëtare, dhe jo vetëm.
