Pararoja
Pararoja është një shtëpi botuese e pavarur e themeluar në vitin 2020 nga Olson Lamaj në përgjigje të nevojës për të promovuar historitë e artistëve pamor në formën e fanzines. Çdo numër i revistës i kushtohet një artisti bashkëkohor që ndan hulumtimin e tij/saj për një histori të veçantë vizuale. Zinat që prodhon Pararoja prodhohen në një sasi të kufizuar dhe printohen si fotokopje bardh e zi. Projekti synon të eksplorojë mundësitë alternative editoriale që ofron libri i artistit, fanzinat, posterët dhe artet e tjera të prodhuara vetë.
