MuZEH Lab
Qendra MuZEH Lab ka në thelb veprimtari në të mirë dhe interes të publikut, zhvillimin e aktivizimin e të rinjve dhe komunitetit me kulturën dhe përdorimin e disiplinës së muzeologjisë e trashëgimisë kulturore si forma ndërmjetësimi, advokimi, nxitje e ndërveprimi si hallka të zhvillimit e edukimit të shoqërisë. Strategjia e saj fokusohet në përdorimin e disiplinës muzeale dhe trashëgimisë kulturore, me bindjen se përmes tyre rritet e zhvillohet, edukohet, aktivizohet, transformohet e rritet kultura qytetare dhe më tej shoqëria. Përtej kufinjve të përafrimit të shoqërisë me aspekte të ndryshme të kultures, synohet lidhja dhe aktivizimi qytetar dhe dialogu nga përvoja dhe eksperienca personale, brenda të cilave përfshihen sektorë të tjerë si trashëgimia kulturore, arkeologjia, artet, turizmi kulturor, kreativiteti, dokumentimi, mbrojtja, ruajtja, digjitalizimi dhe edukimi. Qendra synon advokimin e institucioneve muzeale e profesionistëve muzeal dhe përfshirjen e tyre në diskutimeve dhe eksperiencave të tyre me vetë muzeun, vizitorët, publikun në aktivitete e veprimtari edukative, seminare, disktutime dhe performanca të tjera.
Fusha e shërbimeve që ofron organizata jonë:
- Hulumtim
- Ekspertizë profesionale/këshillim në fushën e muzeve dhe trashëgimisë në nivel ndërkombëtar
- Ekspertizë në kurim dhe konceptim ekspozitash
- Trajnime dhe mentorim në programe edukimi dhe interpretimi muzeal
- Ecje/Trajnim/Kurse në Trashëgiminë Interpretative
- Ecje Tematike – Ne mund të ofrojmë ecje tematike të posaçme mbi një tematikë, për audienca të ndryshme, qoftë vendas, fëmijë dhe të rinj nga shkolla apo turistë.
- Punëtori dhe Mentorim në njohjen/studimin e trashëgimisë dhe arkeologjisë
- Konceptim punëtorive krijuese/edukative në Art, Trashëgimi dhe Arkeologji
- Mentorim ndaj të menduarit kreativ
- Konsulencë dhe konceptim në projekte kulturore
- Organizim dhe koordinim në ngjarje kulturore
- Rezidenca Arti për artistët vendas dhe ndërkombëtarë