Minus
Minus është një hapësirë e re e drejtuar nga artistët/ e pavarur në Tiranë, kushtuar zbulimit dhe mbështetjes së artistëve të rinj bashkëkohorë shqiptarë. I themeluar nga Matilda Odobashi, një artiste e re bashkëkohore e cila ka dhënë një kontribut të madh në skenën e artit bashkëkohor shqiptar, Minus është konceptuar si një vend për eksperimente, ekspozita, punëtori dhe shkëmbime midis komunitetit të artistëve të rinj dhe artdashësve.
