Harabel

HARABEL është një qendër e artit dhe kulturës bashkëkohore me qendër në Tiranë, e cila drejton gjithashtu një galeri arti në Tiranë (Galeria Naan), kushtuar artistëve të mirënjohur bashkëkohorë; një galeri dhe laborator arti në Petrelë (Galeria Gurgur), kushtuar artistëve të rinj dhe në zhvillim. Gjithashtu, HARABEL drejton një revistë të artit bashkëkohor, një blog, një kanal në Youtube, një atelie për fëmijë dhe një bibliotekë të hapur, të gjitha të dedikuara për artin bashkëkohor. HARABEL ka krijuar arkivin e parë dixhital për artin bashkëkohor në Shqipëri dhe programin e parë për artin afatgjatë në hapësirat publike dhe ndërhyrjet urbane.

Harabel