Galeria e Bregdetit
Një hapësirë që vepron si një pikë hyrëse artistike për Rivierën Shqiptare, teksa e gjen frymëzimin e saj në kontekstin ku banon, duke ofruar një platformë dinamike për një mentalitet ndryshe të skenës së artit bashkëkohor. Përmes programit të saj, Galeria e Bregdetit synon të krijojë diskutime afatgjata në lidhje me ndërthurjet e ndryshme që formojnë territorin e Rivierës Shqiptare dhe të kërkojë një shumëllojshmëri mediumesh krijuese e bashkëpunimesh artistike me të cilat mund të shprehet ky kërkim.
