Bazament
Bazament është një hapësirë arti e fokusuar në prodhimin e projekteve të reja ekspozuese dhe gjithashtu në diskursin e Artit Bashkëkohor përmes bisedave, shfaqjeve dhe publikimeve. Duke bashkëpunuar me artistë, kuratorë vendas e ndërkombëtarë , si dhe aktorë të ndryshëm të pavarur e institucionalë të fushës, fokusi i tij kryesor është krijimi i një skene të pavarur dhe të qëndrueshme të artit bashkëkohor, duke ofruar një hapësirë të re ekspozite ku narrativat dhe diskursi i artit bashkëkohor shqiptar, mund të tregohet dhe diskutohet, në lidhje të ngushtë me skenën ndërkombëtare të tij.
