MYFTAR DOCI
DREJTOR EKZEKUTIV I QENDRËS BURIMORE KOMBËTARE SHQIPTARE TË TRAJNIMIT DHE ASISTENCËS TEKNIKE
Drejtor Ekzekutiv, QBKSTAT
Myftar Doci është diplomuar në Filozofi në Universitetin e Tiranës (Shqipëri) dhe ka fituar një Diplomë Master në Administrim Publik nga Universiteti Shtetëror Bowling Green, SHBA. Ai ka kryer gjithashtu një Program njëvjeçar për Marrëdhënie Ndërkombëtare në Universitetin e Tiranës dhe një Program njëvjeçar për Diplomaci në Akademinë Diplomatike të Vjenës (Austri). Ai është “i diplomuar” i Programit të Zhvillimit dhe Menaxhimit Institucional të ORT/USAID.
Myftar Doci është Drejtor Ekzekutiv i Qendrës Burimore Kombëtare Shqiptare të Trajnimit dhe Asistencës Teknike (QBKSTAT). Që nga viti 1999, Myftar menaxhon programet e trajnimit dhe asistencës teknike të QBKSTAT. Ai harton dhe ofron trajnime dhe asistencë teknike në menaxhimin dhe zhvillimin organizativ, zhvillimin dhe menaxhimin e projekteve, qeverisjen e mirë, avokimin, trajnimin e trajnerëve, etj. për institucionet qeveritare dhe joqeveritare. Në QBKSTAT, ai ka menaxhuar gjithashtu projekte të mëdha me fokus angazhimin qytetar, qeverisjen e antikorrupsionin, përfshirjen sociale, etj. Para se t'i bashkohej QBKSTAT, ai ka qenë diplomat në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Shqipërisë. Përvoja e tij e mësimdhënies përfshin një pozicion lektori me kohë të pjesshme në Universitetin e Tiranës dhe Asistent Mësimdhënës/Kërkimor në Universitetin Shtetëror Bowling Green.