Mia Lindgren
EKSPERT PËR ZHVILLIMIN E BIZNESIT NË FUSHËN KULTURORE.
Mia Lindgren është një zhvilluese biznesi në fushën kulturore suedeze, me fokus artistët dhe krijuesit kulturorë. Ajo ka dije mbi realitetin dhe jetën tuaj të përditshme si artistë, por edhe për industrinë kulturore dhe krijuese.
Mia ka përvojë në fushën e artizanatit dhe ka punuar për dhjetë vjet si konsulente rajonale artizanale në Suedi. Përveç kësaj, ajo ka qenë pjesë e shumë bordeve dhe për këtë arsye e kupton mendësinë e klientëve, promotorëve, organizatorëve dhe shpërndarësve të projekteve.
Mia dëshiron që ekonomia kulturore të rritet, dhe një pjesë më e madhe e këesaj ekonomie të shkojë tek vetë krijuesit, ata që bëjnë kulturën, dhe jo kryesisht tek ata që shpërndajnë dhe rregullojnë kulturën.
Që nga viti 2021, Mia Lindgren drejton kompaninë Brighter business AB ku ligjëron, bën trajnime, shkruan raporte dhe është eksperte në kontekste të ndryshme kulturore.