Artistë të rinj, perspektiva të reja!
Për të gjithë ata që na kanë ndjekur në këtë rrugëtim disamujor, lajmërojmë episodin e
pestë dhe të fundit të sezonit të “Biseda të brendshme”, nën moderimin e Adela Demetjas, në një bisedë mjaft intime dhe doemthënëse me artistë të rinj, mbi sfidat dhe përparësitë e të qenit artist në Shqipërinë e ditëve të sotme, mbi shtysat e tyre në përzgjedhjen e disiplinës së artit dhe mbi rëndësinë e figurës artistit në shoqëri.
Të ftuarit e këtij episodi janë studentja e degës Multimedias pranë Universitetit të Arteve,
Enza Rripaj, regjisorja Klaudja Piroli, si dhe artisti pamor Xhuljan Millaj, të cilët do të ndajnë vizionet e tyre artistike, eksperiencat në fushën e krijimit, sfidat që kanë hasur dhe vijojnë të hasin në arenën artistike shqiptare dhe më gjerë.
Këto rrëfime hedhin dritë mbi kontekstin kulturor shqiptar, duke marrë domethënie të
shtuar dhe për të gjithë artistët e tjerë të rinj. Ju ftojmë ta ndiqni podcastin në YouTube dhe Spotify si dhe në platformën ARCA, tashmë mjaft të pasur!