Për të gjithë ata që na kanë ndjekur në këtë rrugëtim disamujor, sot lançojmë episodin e katërt të “Biseda të brendshme”. Nën moderimin e Adela Demetjas, në një bisedë mjaft intime dhe domethënëse me artistë të gjeneratave të ndryshme, ky episod flet për multidimensionalitetin e artistit, rrethanat që ata i detyrojnë të marrin punë të tjera apo dhe pasionet e interesat e ndryshme që i angazhojnë veç artit të tyre.
Të ftuarit e këtij episodi vijnë nga fusha të ndryshme: Beskida Kraja, Ilir Kaso, si dhe Merita Selimi, të ndajnë vizionet e tyre artistike, eksperiencat si krijues si dhe punë e tjera që praktikojnë dhe marrëdhënia që këto dy përmasa kanë me njëra-tjetrën.
Këto rrëfime hedhin dritë mbi kontekstin kulturor shqiptar, duke marrë domethënie të veçantë edhe për artistët e tjerë të rinj.