Gati për episodin e dytë të “Biseda te Brendshme”, ku ritakohemi me Adela Demetjan për të biseduar kësaj here rreth hapësirave të pavarura: ngjizja, mekanizmat qe i bëjnë ato të qendrueshme, marrëdhenia me hapësirat e tjera si dhe perspektivat për të ardhmen.
Së bashku me Adelën, në këtë episod, do të jenë dhe tre të ftuar, përfaqësues të disa prej hapësirave më të rëndesishme në vend. Alban Nimani, nga Tulla Culutre Center, Tea Paci nga Art House si dhe Andi Tepelena nga platforma ArtKontakt.
Në këtë episod të plotë 1 orësh do të ndiqni plot këndvështrime interesante mbi edukimin jo-formal, rolin e arkivave të artit apo dhe pozicionin e rëndësishëm politik të artit bashkëkohor.