Episodi 3: Mbi përfshirjen në art dhe kulturë
Rikthehemi sërish me episodin e tretë të “Biseda të brendshme”, nën moderimin e Adela Demetja për të folur kësaj radhe mbi aksesibilitetin dhe gjithëpërfshirjen në fushën e artit dhe kulturës. Në qendër të këtij episodi është përfaqësimi i grupeve dhe komuniteteve vulnerabël dhe më pak të përfaqësuar në arenën e sotshme kulturore shqiptare.
Të ftuar për të ndarë eksperiencën dhe sfidat e tyre, në këtë episod janë muzikologia Blerina Shalari, artisti dhe aktivisti Xhenson Çela dhe aktivistja dhe hulumtuesja Diana Malaj. Në këtë bisedë me Adelën, folësit ndajnë rrugëtimin e tyre në rimodelimin e narrativës me të cilën përgjithësisht përfaqësohen, si dhe mënyrën se si zgjedhin të përfaqësohen në forma artistike.