Fondacioni “Adolph & Esther Gottlieb”
Fondacioni “Adolph and Esther Gottlieb” operon që nga viti 1976. Ata ofrojnë grante për artistë vizualë përmes dy programeve: Granti Vjetor i Mbështetjes Individuale dhe një program i veçantë që ndihmon artistët vizualë në rastet e ngjarjeve katastrofike, njohur ndryshe si “Programi i Grantit të Urgjencave”. Fondacioni synon të inkurajojë artistët të cilët i kanë kushtuar jetën zhvillimit të artit të tyre, pavarësisht nga niveli i suksesit në aspektin komercial. Grantet individuale janë të disponueshme vetëm për piktorët, skulptorët dhe printuesit që kanë punuar në një fazë të pjekur të artit për 20 vjet ose më shumë. Aplikimi i radhës do të hapet më 16 tetor 2023 dhe afati për të aplikuar është 17 janari. Mësoni më shumë rreth grantit përmes adresës së mëposhtme: