Creative Europe

Creative Europe

Programi i Creative Europe investon në veprime që përforcojnë diversitetin kulturor, si dhe u përgjigjen nevojave e sfidave të sektorëve kulturorë dhe atyre krijues. Objektivat kryesore të programit janë ruajtja, zhvillimi dhe promovimi i larmishmërisë dhe trashëgimisë kulturore dhe gjuhësore evropiane, si dhe rritja e konkurrencës dhe potencialit ekonomik të sektorëve kulturorë e krijues, veçanërisht në sektorin audioviziv. Programi Creative Europe është i hapur për organizatat kulturore dhe krijuese nga shtetet anëtare të BE-së, si dhe nga vendet jo anëtare të BE-së. Për të mësuar më shumë rreth skemave të ndryshme të financimit, klikoni në adresën e mëposhtme:

About the Creative Europe programme | Culture and Creativity (europa.eu)