Bursat e Ekselencës së Qeverisë Zvicerane

Bursat e Ekselencës së Qeverisë Zvicerane

Konfederata Zvicerane është agjencia e specializuar e qeverisë zviceriane për çështjet kombëtare dhe ndërkombëtare në lidhje me politikat e arsimit, kërkimit dhe inovacionit. Çdo vit, Konfederata Zvicerane jep Bursat Qeveritare të Ekselencës për të promovuar shkëmbimin ndërkombëtar dhe bashkëpunimin kërkimor midis Zvicrës dhe mbi 180 vendeve të tjera. Përfituesit përzgjidhen nga departamenti i dhënies së çmimit, Komisioni Federal për Bursat për Studentët e Huaj (KFBSH). Bursat e Ekselencës së Qeverisë Zvicerane u jepen studiuesve të rinj nga jshtete e huaja të cilët kanë përfunduar një diplomë master ose doktoraturë, si dhe artistëve të huaj me diplomë bachelor. Aplikimet janë të disponueshme nga data 15 tetor deri më 15 dhjetor. Mësoni më shumë rreth bursës duke klikuar më poshtë: