Masterklasa e ArtNexus nga UNAA-së: Ndërlidhja e Arteve, Kulturës dhe Gjithëpërfshirjes
Tirana mirëpret Masterklasën e parë të Përshkrimit Zanor
Në datat 3 dhe 4 tetor, si pjesë e zbatimit të programit ArtNexus në Shqipëri, UNAA organizoi një masterklasë dyditore të thelluar mbi Përshkrimin Zanor. Ky sesion u drejtua nga autoriteti i shquar suedez në fushën e përshkrimit zanor, Peter Lilliecrona dhe është një aktivitet që UNAA zhvillon nën Programin Annex, një program që manifeston përpjekjen afatgjatë të UNAAs në promovimin e ndërlidhjes së artit dhe kulturës me të drejtat e njeriut.
Masterklasa tërhoqi 13 pjesëmarrës të përkushtuar. Ky grup i larmishëm përbëhej nga profesionistë të fushave të ndryshme, duke përfshirë regjizorë nga Teatri Kombëtar i Operas dhe Baletit; gazetarë nga RTSH (nga radioja dhe televizioni) si dhe gazetarë kulturorë nga media private. Gjithashtu, në thellimin e diskutimeve kontribuan edhe studiues nga Instituti i Antropologjise Kulturore dhe Studimeve të Artit (IAKSA), si dhe përfaqësues të Agjencisë Kombëtare të Punësimit shprehën mbështetjen e agjencisë përobjektivat e programin, dhe shprehu angazhimin e saj për përfshirjen e individëve me shikim të dëmtuar në tregun e punës. E përveçme që dhe vizita e Ambasadorit Suedez SHTZ. Niklas Ström , i cili e përgëzoi nismën, duke përforcuar rëndësinë e këtij aktiviteti.
Sesionet u pasuruan edhe më tepër nga pjesëmarrja e studentëve të Universitetit të Arteve, konkretisht të Fakultetit të Arteve Pamore dhe Muzikës. Veçanërisht, Blerina dhe Djego, të dy muzikantë me shikim të dëmtuar, ndanë përvojat e tyre domethënëse, duke hedhur dritë mbi sfidat dhe mundësitë në botën reale.
Gjatë dy ditëve të vrullshme, eksperti Peter Lilliecrona përdori metodologjinë e trajnimit të dyfishtë. Duke u mbështetur në praktikat e suksesshme të ‘Syntolkning Nu’ në Suedi, i pajisi pjesëmarrësit me një bazë të gjerë teorike. Kjo u plotësua me ushtrime, që u dhanë pjesëmarrësve aftësi praktike në përshkrimin zanor; por edhe njohuri mbi pajisjet më të fundit dhe shembuj të frytshme nga puna e tij e mëhershme në vendet nordike.
Në vazhdim ekspertiza e Peter Lilliecrona dhe ndikimi i kësaj masterklase u shtrinë në një audiencë më të gjerë përmes intervistës së tij të mprehtë në emisionin e mëngjesit të Report TV, në të cilin diskutoi rëndësinë që përshkrimi zanor mund të zërë në peizazhin e sotëm mediatik.
Masterklasa u përmbyll me diskutime interesante mes organizatorëve dhe TKOB, të cila lanë hapur mundësinë e një bashkëpunimi në të ardhmen e afërt.
Masterklasa, edhe pse një aktivitet veçan, në kuadër të programit Artnexus në Shqipëri, premton të ketë domethënie të rëndësishme për fushën e artit dhe medias, duke përforcuar përfshirjen e UNAA-s në zhvillimin profesional gjithëpërfshirës. Të pajisur me njohuri praktike dhe teorike, përshkruesit e trajnuar do të kenë detyrën vendimtare të rritjes së elementeve pamore të paraqitura, duke garantuar një eksperiencë të kënaqshme për audiencën me shikim të dëmtuar. Siç përfundoi Peter-i: “Si artistët, ashtu edhe audienca, janë në dorë të aftësisë së përshkruesit zanor!”.
Peter Lilliecrona
I lindur në Stokholmin e viteve '60 dhe i ndikuar nga babai i tij aktor, Peteri u transferua në Gothenburg në moshën tetë vjeçare, nga ku nisi dhe rrugëtimimi i tij në botën e artit. Duke e filluar karrierën e tij në Teatrin e Qytetit të Goteborgut në vitin 1970, Peteri transformoi skenën e artit suedez nëpërmjet prezantimit të përshkrimit zanor, duke e bërë teatrin dhe filmin më gjithëpërfshirës dhe të aksesueshëm nga të gjithë.
Nga kryerja e trajnimit të parë madhor të përshkrimit audio në Suedi në 1999, tek themelimi i "Audio Description Now in Sweden" në 2010, ai ka qenë një zë i fortë për përfshirje dhe aksesueshmëri.
Sipas Peterit: "Unë e shoh rolin tim si interpretues pamor, si një urë mes skenës dhe audiencës." Me mbi 150 prodhime të përshkruara live dhe 50 filma, Peter është një pionier i vërtetë. Puna e tij është njohur dhe nga Fjalori i Akademisë Suedeze.